Filete merluci me domateFeatured

Category: 

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merlucin të gatuar me domate të vogla e ullinj.

Super easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Fileto merluci

  • 4 fileta merluci
  • 20 domate te vogla
  • 10 kokrra ullinj pa berthame
  • pak majdanoz te grire holle
  • pak rigon
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhre

Filete merluci me domate Directions

  1. Nëse përdorim merlucin e ngrirë e jo të freskët duhet ta lemë të shkrijë derisa të jetë gati për gatim.Hedhim vajin e ullirit në një tigan dhe hudhrën. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta.
  2. Më pas shtojmë merlucin.Lajmë domatet e vogla dhe i ndajmë përgjysmë. Presim dhe ullinjtë përgjysmë.Shtojmë në tigan domatet e prera dhe ullinjtë. Hedhim pak kripë dhe mbulojmë tiganin me kapak.
  3. Lemë të piqet përreth 10-15 minuta.Më pas i hedhim sipër pak rigon.Hedhim në pjata merlucin dhe e shërbejmë të spërkatur sipër me majdanoz të grirë.
  4. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top