Përgatitja e brumit
Në një enë qelqi hedhim miellin, pak kripë dhe sheqerin. I përziejmë së bashku. Shtojmë gjalpin në temperature ambienti (nëse do përdorim robot kuzhine, gjalpi duhet të jetë i ftohte). Përziejmë të gjithë masën me kujdes me majat e gishtave. Shtojmë e pas bajamet e grira.
Më pas e hapim masën dhe në mes hedhim vezën së bashku me ujin. E përziejmë mirë derisa të arrijmë një mase homogjene. Brumin e krijuar duhet ta mbështjellim me qeske dhe ta lemë të pushoj në frigorifer për të paktën 30 minuta.
Pasi brumi ka pushuar, e vendosim ne tavolinën e punës dhe e hapim me trashësi rreth gjysme milimetri dhe me diametrin e tavës. Nëse brumi është ngurtësuar, mund ta lini pak te pushoje. E shtrojmë në tavë duke vendosur letër kuzhine. E shpojmë sipër me pirua në mënyrë të njëtrajtshme.
Sipër i vendosim edhe një shtresë me letër kuzhine, dhe sipas dëshirës mund te shtoni oriz ose fasule. Kështu peta nuk rrezikon te fryhet dhe do të ruaje formën.
E pjekim në furë të nxehte, në temperaturën 180°C për 15 minuta.
Përgatitja e Kremit
Rrahim panen e ftohte (kremin e qumështit) me mikser ose robot kuzhine. Me pas shtojmë maskarpone dhe ne shpejtësi mesatare i përziejmë mire. Shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdojmë ti rrahim. Rrisim shpejtuesin e mikserit dhe sapo kremi fillon te trashet, e hedhim ne xhepin e pastiçerit dhe e ruajmë ne frigorifer.
Përgatitja ëmbëlsire me fruta pylli
Pasi kemi lare me kujdes frutat dhe luleshtrydhet, i presim këto të fundit për së gjati.
Marrim tavën tashme te ftohur, dhe shtrojmë një shtrese me krem. Sipër hedhim fruta pylli te zeza ose miks dhe luleshtrydhe.
Ëmbëlsirën e ruajmë ne frigorifer. Ne momentin e shërbimit e presim ne copa dhe ëmbëlsira me fruta pylli dhe luleshtrydhe është gati.
Ju beftë mirë !