Kos i bardheFeatured

Category: 

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg. Por jo përherë konsistenca e këtyre produkteve është ajo qe ne kërkojmë. Kjo është një nga arsyet që po ju tregoj disa sekrete të teknikes së zënies së kosit.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Kos i bardhe

  • 1 liter qumesht
  • 100 gr kos

Kos i bardhe Directions

  1. Si fillim duhet të nxirrni kosin nga frigoriferi disa orë më parë, në këtë mënyrë arrin temperaturën e ambientit. Kjo për arsye pasi fermentet janë shume delikate ne luhatjet e temperaturës.
  2. Në fillim mund të blini një vazo kos ne treg, herët e tjera mund të përdorni kosin tuaj. Vini qumështin në zjarr në një enë inoksi. Për hapin me pas ju duhet një termometër ushqimor. Kjo pasi siç e thamë, fermentet janë shumë delikat në luhatje të temperaturës. Në temperatura shumë të larta apo shumë të ulëta ata vdesin. Pas shume provash temperatura ideale për të bërë kosin është 45°C.
  3. Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, hiqeni nga zjarri dhe e lini të ftohet deri ne temperaturën 45°C. Herë pas here mund ta monitoroni me termometrin.
  4. Në një termus hidhni dy luge gjelle kos dhe hapeni mirë në sipërfaqe. Pasi qumështi te ketë temperaturën e kërkuar hidheni atë pjesë pjesë në termus duke e trazuar vazhdimisht.
  5. Mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend ku nuk ka lëvizje apo vibracione. Lëreni për rreth 7-8 ore nëse doni një kos vërtet te dendur ne konsistence.
  6. Futeni ne frigorifer për disa ore para se ta shërbeni. Shoqëroheni me disa arra të qëruara dhe pak mjaltë. 
  7. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top