Speca të gatuara në tigan me pak sheqer e uthull janë një antipastë ideale për të filluar një darkë me miqtë. Kjo pjatë mund të përdoret edhe si shoqërim për një pjatancë mishi.
Marrim specat i lajmë dhe i fshijmë mirë. Fillojmë ti presim për së gjati.Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë specat e prerë dhe pak kripë.
I skuqim me zjarr të fortë. Më pas shtojmë sheqerin, ulim pak zjarrin e shuajmë specat me uthull. I lemë derisa uthulla të ketë formuar një karamel. I hedhim pak piper, fikim zjarrin dhe i mbulojmë me kapak.