Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme. Patatet mund ti gatuajmë në shumë mënyra. Ky variant që ne sjellim përmban patate të pjekura në furrë që mund të shoqërojnë pjatanca të ndryshme mishi ose peshku.
Marrim patatet, i lajmë mirë dhe më pas i thajmë me letër kuzhine. Me majën e një thike i shpojmë patatet në mënyrë që të mos plasin. Ndezim furrën në 250°C dhe fusim patatet direkt mbi pllakën e furrës. I lemë të piqen kështu përreth 30-40 minuta. Më pas i nxjerrim nga furra dhe i qërojmë me kujdes. I presim në mes ose më katërsh ( varet nga madhësia e patates), i vendosim në një enë. Sipër i hedhim vaj ulliri, kripë, piper dhe shumë majdanoz të grirë. I trazojmë me kujdes. Këtë pjatë e shërbejmë si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë. është një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk.