Kalojmë në sitë miellin me sodën dhe i hedhim në një tas, më pas shtojmë sheqerin dhe kripën. Në një tas tjetër përziejmë me pirun vajin, ujin dhe i shtojmë te tasi ku kemi përzierjen e miellit, shtojmë lëkurën e limonit dhe të verdhat e vezëve një nga një.
Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë me shumë delikatesë te brumi duke i përzierë me spatul. Mbushim format me ¾ e brumit dhe i pjekim për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë në 150°.
Për frosting: Bëjmë marengë me panën dhe sheqerin pluhur, e hedhim në qese pastiçerie dhe zbukurojmë me të cupcaket.
Ju befte mire !