Kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe karroten te grira holle derisa te zbuten. Shtojmemishin e grire, e copetojme me dhembet e nje piruni ne menyre qe te shkriftohet dhe e leme derisa te marre ngjyre. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te forte.
Shtojme salcen e domateve, 1 gote uje, kripe, piper dhe e leme salcen te zieje ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur per rreth 20 minuta, apo derisa mishi i grire te jete gatuar plotesisht.
Nderkohe ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
Kur salca me mish te grire te jete gati, shtojme majdanozin e grire holle, 4 luge djath kaçkavall dhe e bashkojme me makaronat tashme te ziera ose ja hedhim makaronave siper.
E sherbejme pjaten te sperkatur me djath kaçkavall ne siperfaqe.