Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merlucin të gatuar me domate të vogla e ullinj.
Nëse përdorim merlucin e ngrirë e jo të freskët duhet ta lemë të shkrijë derisa të jetë gati për gatim.Hedhim vajin e ullirit në një tigan dhe hudhrën. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta.
Më pas shtojmë merlucin.Lajmë domatet e vogla dhe i ndajmë përgjysmë. Presim dhe ullinjtë përgjysmë.Shtojmë në tigan domatet e prera dhe ullinjtë. Hedhim pak kripë dhe mbulojmë tiganin me kapak.
Lemë të piqet përreth 10-15 minuta.Më pas i hedhim sipër pak rigon.Hedhim në pjata merlucin dhe e shërbejmë të spërkatur sipër me majdanoz të grirë.