Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe shtojmë perimet e grira, ( karrotën, qepën dhe selinonë). I skuqim mirë dhe më pas shtojmë mishin e prerë në copa kubike të vogla. E kavërdisim dhe e skuqim mirë. Më pas e shuajmë me verën e bardhë, i hedhim pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak duke e lënë mishin të piqet ngadalë me zjarr të ulët.
Pasi është bërë mishi, e lemë të ftohet dhe pastaj e grijmë në mikser. Hedhim masën në një enë qelqi të madhe. Shtojmë në të përbërësit e mbetur, karaifilin pluhur, arrën moskat, djathin e grirë, tulin e bukës të grirë, vezën dhe lëkurën e grirë të limonit. I përziejmë me dorë mirë derisa të krijojmë një masë homogjene. Mbulojmë enën dhe e lemë të pushojë rreth 30-40 minuta.
Ndërkohë kalojmë në pjesën e gatimit që duhet më durim. Duhet të heqim bërthamat e ullinjve. Me majën e një thike qërojmë ullinjtë sikur të qëronim një mollë duke pasur kujdes që të mos këputet lëkura, ( s’duhet ta shkëpusim dorën deri në fund). Pasi i kemi qëruar të gjithë, marrim mbushjen që ka pushuar dhe duke marrë nga pak, fillojmë ti mbushim një e nga një. Në tre pjata të ndryshme hedhim në secilën pak miell, te tjetra vezën e rrahur e te tjetra pak galetë.
Pasi i kemi mbushur të gjithë, kalojmë një e nga një ullinjtë në fillim në miell, pastaj në vezë e në fund në galetë. I skuqim ullinjtë në vaj të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hedhim ullinjtë në pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë pak vaj.
Servirim ullinjtë e mbushur të ngrohtë.
Ju befte mire !