Si fillim qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kullonjëse. I lemë kështu përreth gjysëm ore, në këtë mënyrë humbin ujin që kanë.
Më pas hedhim kosin në një grirës elektrik, shtojmë me radhë gjithë përbërësit e tjerë, fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprrën, pak kripë e pak piper. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit.
Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë.
E servirim salcën tzatziki për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.
Ju bëftë mirë!