Këto makarona janë një pjatë e shëndetshme për fëmijët dhe jo vetëm. Janë një pjatë e shpejtë për tu gatuar. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi një pjatë të shijshme.
Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat. Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan. Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.