Merren filetot e pulës, rrihen me rrahësen e mishit midis dy fletëve duke filluar nga mesi e duke arritur në anë, me kujdes të mos na çahet filetoja, i presim në shirita, i vëmë në një tas porcelani duke i spërkatur me kripë, piper, peperoncino, uthullbalsamike, arra moskata, pak vaj ulliri dhe i lëmë për 5-6 orë.
Me pas shiritat e pulës vendosen në forme spirale, në shkopinjtë e shishqebapit dhe piqen në prush ose në pjastër, shoqërohen me sallatë jeshile, domate dhe zbukurime sipas dëshirës.