I përziejme të gjitha dhe i mbështjellim me lakër. E mbushim me ujë, kur të ziejne vendosim një tepsi sipër tenxheres dhe me dy duar e rrotullojme që të mos prishet forma e sarmës. Për salcën, skuqim në tigan pak miell, e largojmë nga zjarri , i hedhim pak piper të kuq, lëngun e sarmës. I përziejmë ngadalë dhe i shtojmë vegetë, piper të zi, hudhër dhe e ziejmë deri sa të trashet pak salca.