Pergatitja e frutave te detit
Si fillim vendosim molusqet në një tenxhere të madhe me ujë të ftohtë, në mënyrë që tu dali rëra. Duhet ti lemë përreth 2 orë në ujë. Më pas i nxjerrim nga uji dhe i kullojmë. Pastrojmë midhjet mirë, duke i gërryer anët që të mos ketë papastërti. Lajmë dhe pastrojmë edhe kallamarët dhe i presim në copa nëse janë të mëdhenj.
Në një tigan hedhim vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës. I vendosim në zjarr dhe kur shohim që hudhra fillon të skuqet shtojmë molusqet. Pas disa minutash në zjarr ata do të hapen komplet, (nxjerrim jashtë tiganit molusqet e pahapura). Hedhim verën e bardhë në to. Sapo të ketë avulluar alkooli, shtojmë midhjet e pastruara. Pasi janë hapur dhe midhjet shtojmë domaten e grirë hollë. I hedhim pak kripë e pak piper dhe i trazojmë.
Pergatitja e makaronave spaghetti
Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë e kripë në zjarr dhe kur të marrë valë uji hedhim makaronat të ziejnë. Kur të shohim që salca në tigan po trashet shtojmë kallamarët dhe karkalecat. Mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa makaronat të ziejnë.
Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur. I përziejmë mirë dhe sipër i hedhim majdanoz të grirë. Mbushim pjatat me makarona dhe i servirim të ngrohta me pak piper sipër sipas dëshirës.
Ju befte mire !