Salce domate e bere ne shtepiFeatured

Category: 
Salca

Përgatitja e salcës së domates është tepër e thjeshtë, por do pak durim.. Ndiqni këto hapa dhe do të keni një salcë domate të përkryer. Salca e bërë vet është e shëndetshme dhe nuk përmban konservante apo produkte te tjera kimik.

Easy
Cheap

Salce domate e bere ne shtepi

Ingredients

For 4 Person(s)

Salce domate e bere ne shtepi

  • 2 kg domate
  • disa gjethe borzilok

Salce domate e bere ne shtepi Directions

  1. Zgjedhja e domates është në preferencën tuaj, por zgjidhni domatet që kanë shumë brum, të pjekura mirë dhe evitoni ato të prishurat. I lajmë me ujë të rrjedhshëm dhe më pas i ndajmë në mes për së gjati duke eliminuar farat.
  2. I hedhim në një tenxhere qe e vëmë të marrin vale në zjarr të ulët. Herë pas here duhet ti trazojmë.Pasi domatet të jenë të gjitha brum, i heqim nga zjarri dhe me anë të një shtrydhëse për domate (foto mëposhtë), heqim lëkuren nga brumi domates.
  3. Sterilizojmë vazot e qelqit duke i vendosur në një tenxhere me ujë ku në fundin e saj kemi shtruar një rrobe. I lëmë vazot dhe 30 minuta pasi kane kapur piken e vlimit. Pas kësaj i heqim dhe i kthejmë me kokë poshtë të thahen.
  4. Nëse masa e nxjerre nga domatet ju duket shume e lëngshme, mund të kulloni ujin, ose ta vini dhe për disa minuta në zjarr derisa të jeni të kënaqur me trashësinë.
  5. Marrim vazot tashmë të thata dhe vendosim disa gjethe borzilok në fundin e saj. Hedhim me kujdes salcën e domates në të, duke lënë 2-3cm boshllëk deri nga buza e vazos.
  6.  Për të vulosur hermetikisht vazot, duhet ti mbyllim mirë dhe vazot ti pozicionojmë në një tenxhere ku në fundin e saj të ketë një rrobë. Vendosim vazot me kokëposhtë, shtojmë rrobe tjetër midis vazove për mos tu thyer dhe i mbushim me ujë. E çojmë tenxheren në zjarr dhe e lëmë 20 minuta pasi ka kapur piken e vlimit.
  7. Pasi vazot te jene ftohur, verifikoni vulosjen duke shtypur mbi kapak. Nëse dëgjoni një klik, klik, vazua nuk është vulosur siç duhet. Ruani vazot në një vend të freskët dhe të errët. Pasi të hapen, salca duhet ruajtur në frigorifer.
  8. Ju befte mire !

Top