Rosnica me pule fshati Featured

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave. Shijën kësaj pjate ia jep padyshim pula e fshatit. Kjo pjatë gatuhej nga gjyshet tona kur vinin mysafirë në shtëpi dhe kjo traditë vazhdon akoma në zonën e Mallakstrës. Rosnicat origjinale bëhen pa salcë domate, por nëse ju pëlqen mund ti shtoni pak domate të prera hollë të skuqur me qepë për ti dhënë më shumë ngjyrë pjatës.

Easy
Cheap

Rosnica me pule fshati
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Rosnica me pule fshati

  • 1 pule
  • 200 gr miell
  • 1 kokerr veze
  • 2 luge gjelle qumesht ose kos
  • pak vaj ulliri
  • pak gjalpe

Rosnica me pule fshati Directions

  1. Pastrojmë në fillim pulën  dhe e presim në thela .Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe gjalpë në të cilën skuqim pak pulën. Hedhim 1,5 litër ujë .Gjatë kohës që zien pula, ne përgatisim rosnicat.
  2. Në një tepsi  hedhim miellin të cilin e hapim anës tepsisë dhe në mes hedhim vezën , qumështin ose kosin, pak kripë.
  3. I përziejmë të gjithë përbërësit e hedhur në tepsi  me të dyja duart duke e bërë brumin  si thërrime buke(në qofte se brumi del i paregjur i shtojmë pak qumësht ose kos dhe në qoftë se na del i ujshëm, i shtojmë pak miell).
  4. Në një tepsi tjetër të  lyer me pak vaj ose gjalpë, hedhim masën e përgatitur. Fusim tavën  në furrë  të nxehur, në temperaturë maksimale deri sa thërrmijat e masës të marrin ngjyrë të zverdhur. ( Zakonisht rosnicat skuqen në tigan me pak gjalpë, por edhe në furrë bëhen të shijshme dhe nuk mundohemi ti trazojmë gjithmonë).
  5. E heqim tavën nga furra, e lemë të ftohet dhe e hedhim në tenxheren ku po zien  pula.I lemë  të ziejnë së bashku përreth 5 minuta derisa të trashet lëngu. I hedhim rosnicat në pjata me nga një thelë mishi dhe i shërbejmë të ngrohta.
  6. Ju bëftë mirë !

Top