Shkrijmë 75 gr gjalpë në një tigan të madh ose tenxhere me kapak,në zjarr te ngadaltë.Shtojmë qepët,mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë te piqen avash avash përreth 15 minuta,duke i përzier herë pas here.Heqim kapakun,ngremë zjarrin dhe shtojmë sheqerin.E skuqim dhe përreth 45 minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht.
Në një tenxhere tjetër hedhim lëngun e mishit dhe e lemë derisa të ziejë. Shkrijmë në një enë të vogël dhe pjesën tjetër të gjalpit. Te gjalpi shtojmë miellin dhe 2 lugë lëng mishi. Përziejmë masën derisa të mpikset dhe në vazhdim e hedhim te tenxherja me lëngun e mishit.I trazojmë mirë.
Kur qepët të jenë gati,shtojme verën dhe e lemë derisa të avullojë dhe pastaj shtojmë lëngun e mishit.Përziejmë supën vazhdimisht derisa të marri valë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta pa e mbuluar tenxheren.
Më pas shtojmë whiskin, pak kripë e pak piper dhe nëse mundemi e lemë supën 24 ore pa e servirur.
Dhe kur të duam ta servirim supën, e hedhim në tava të vogla (sa për një person).Ndërkohë përgatisim fetat e bukës për tia vendosur sipër. Grijmë hollë hudhrën dhe e përziejmë me gjalpin. Spërkasim fetat e bukës me këtë përzierje dhe pak djathë. Fusim në furrë fetat e bukës për disa minuta sa të thahen pak.
Më pas vendosim mbi çdo tavë nga dy feta buke, hedhim sipër djathë groviera të grirë (duhen mbuluar me djathë komplet fetat e bukës). Vendosim tavat në furrë të nxehtë 250°C për disa minuta, derisa të jetë krijuar sipër një kore e artë. Më pas e nxjerrim nga furra dhe servirim menjëherë supën duke i dhënë çdo personi nga një tavë të vogël.
Ju bëftë mirë !