Rizoto me gorgonzola dhe dardha Featured

Category: 
Pjata e pare

Orizin kemi mundësi ta gatuajmë në shumë mënyra ose dhe thjesht pilaf .Në këtë recetë po ju paraqesim një mënyrë të veçantë për ata që pëlqejnë shijet e forta. Rizoto i gatuar me dardha dhe djathë italian gorgonzola është një pjatë e shijshme dhe e veçantë.

Super easy
Cheap

Rizoto me gorgonzola dhe dardha
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Rizoto

  • 250 gr oriz
  • 450 ml leng perimesh ose uje
  • 2 dardha
  • 80 gr gorgonzola
  • 60 gr gjalpe
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 qepe e bardhe
  • 100 ml vere e bardhe
  • 2 arra
  • pak kripe

Rizoto me gorgonzola dhe dardha Directions

  1. Fillojmë duke prerë qepën imët dhe e hedhim në një tenxhere ta skuqim me gjysmën e gjalpit dhe vajin e ullirit. Pasi qepa është zbutur hedhim dhe orizin dhe e kaverdisim bashkë me qepën për 1 minutë duke e trazuar vazhdimisht.
  2. E shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të ketë avulluar, shtojmë brodon ose ujin dhe kur të filloj vlimi duhet ta ulim zjarrin.Ndërkohë që orizi zien, fillojmë të përgatisim dardhat. Pasi ti kemi larë, një dardhë e qërojmë, e presim në katër copa dhe e grijmë në mikser dhe e lemë mënjanë. Dardhën tjetër e presim në thela dhe me pas në copa të vogla në formë kubi. Shtojmë dhe pak kripë.
  3. Marrim djathin gorgonzola dhe e presim në copa të vogla dhe e lëmë për ta hedhur në fund të procesit.Ndërkohë që orizi është në gjysmën e vlimit, hedhim sipër dardhat që premë ne kube të vegjël dhe e lëmë akoma na zjarr. Kur ujë të filloi të shterojë shtojmë dardhën që grimë në mikser dhe e trazojmë. E lëmë dhe 2-3 minuta në zjarr me kapak.
  4.  E fikim zjarrin dhe më pas hedhim gjalpin e ngelur së bashku me djathin gorgonzola. E trazojmë mirë orizin derisa gorgonzola të përhapet dhe gjalpi te shkrijë.Hedhim orizin në pjatë për ta shërbyer dhe sipër i shtojmë 2-3 thelpinj arra. Servirim rizoton të ngrohtë.
  5.  Ju befte mire ! 

Top