Shishqebap me mish derri dhe perime Featured

Category: 
Pjata e dytë

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.

Super easy
Cheap

Shishqebap me mish derri dhe perime
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Shishqebap

  • 500 gr mish derri
  • 2 speca te kuq
  • 2 kunguj
  • 2 salcice derri te fresketa
  • dega rozmarine
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • pak rigon
  • 1 gjethe dafine

Shishqebap me mish derri dhe perime Directions

  1. Si fillim presim mishin e derrit në copa të vogla kubike. I vendosim në enë qelqi dhe i hedhim pak vaj ulliri, pak piper dhe gjethen e dafinës. I përziejmë mirë në mënyrë që gjithë mishi të marrë vajin dhe mbulojmë me qese. E lemë të marinohet përreth 1 orë.
  2. Marrim perimet dhe i lajmë. Presim kungujt në feta pak të trasha, presim gjithashtu edhe speckat në copa. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me salsiçen.
  3. Fillojmë e përgatisim shishqebapin. Shkojmë në fillim mishin në shufrat e drurit ose ato metalike. pastaj vazhdojmë me një degëz rozmarine, një copë kungulli, një copë salsiçe, një copë spec e kështu me radhë duke i alternuar të gjithë përbërësit.
  4. Pasi i kemi përfunduar të gjithë përbërësit, i hedhim shishqebapit sipër pak kripë e pak rigon. Vendosim shishqebapin të piqet në skarë të nxehtë ose në prush.E servirim të nxehtë shishqebapin të shoqëruar me sallata të ndryshme të stinës.
  5. Ju bëftë mirë! 

Top