Brinje derri ne furre me patate Featured

Category: 
Pjata e dytë

Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

Super easy
Fairly cheap

Brinje derri ne furre me patate
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Brinje derri me patate

  • 1 kg brinje derri
  • 500 gr patate
  • 2 dega rozmarine
  • 2 thelpinj hudher
  • 4 luge vaj ulliri
  • pak kripe kokerrtrashe

Brinje derri ne furre me patate Directions

  1. Fillojmë e qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në copa.
  2. Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë kokërr trashë. Sipër vendosim patatet e brinjët e derrit, ( të cilat duhet të jenë të prera). Shtypim pak thelpinjtë e hudhrës dhe i vëmë mbi to. Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin. I spërkasim me vaj ulliri. Tavën e fusim në furrë të nxehtë 220°C përreth 50-60 minuta duke i kthyer ndonjëherë.
  3. Më pas hedhim mishin dhe patatet në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta me pak piper të grirë sipër sipas dëshirës. 
  4. Ju bëftë mirë!

Top