Si fillim përgatisim brumin për Quiche lorraine.Ne një enë hedhim miellin, kripen, gjalpin. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin te behet si rëra. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes. Shtojmë dhe të verdhen e vezës. Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit te përzihen mirë. Brumi duhet të jetë homogjen.
Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin me pec të trashe duke bere kujdes çarjet që mund te krijohen anash. E vendosim me gjithë letër mbi tave dhe e shpojmë lehte me piru.
Në mungesë te letrës se kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.Brumi i tepërt qe del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë, ose thjesht duke kaluar pecin sipër tavës.
Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve. Pasi i kemi larë presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë. I vendosim në zjarr të ngadaltë.
Shtojmë dhe kërpudhat se bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës). Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me piru, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit , duhet pak a shume, aq sa te mbulojnë perimet në tavë.
Ndërkohe furrin e ndezim në temperaturën 180 grade. Nxjerrim taven ku hapem brumin nga frigoriferi. Hedhim pak djathë të grire kackavall, pastaj shtrojmë perimet. Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përseri pak arre moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 grade përreth 50 – 60 min. Pasi është pjekur e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.
Ju bëftë mirë !