Kjo recetë është ideale për të shoqëruar një aperitiv me miqtë. Këtë lloj torte të kripur mund ta servirni edhe si antipatë të prerë në copa të vogla në formë katrore.
Si fillim përgatisni petët e byrekut ( mund të përdorni edhe petë të thjeshta, por më i shijshëm bëhet me petët speciale me gjalpë.)
Filloni të pastroni mirë angjinaren.Në një tigan me vaj grini qepën, kapardiseni pak e më pas shtoni angjinaret e prera në copa. Bashkoni në të dhe hudhrën, kripë e piper. Trazoheni mirë, mbuloni tiganin me kapak dhe lëreni të piqen me zjarr tën ulët. Në një gotë me pak ujë shkrini shafranin, trazoheni dhe shtojeni në tigan. Lëreni tiganin në zjarr derisa të jenë bërë angjinaret.
Më pas shtoni djathin e tymosur të prerë në copa, djathin e grirë dhe vezën e rrahur. Trazoni mirë gjithë përbërësit dhe hidhni masën e përgatitur mbi petë. Mbulojini me petën tjetër sipër. Bëjini disa prerje me thikë petës sipër.
Tavën piqeni në furrë të nxehtë 230°C përreth 40 minuta.Pasi është pjekur lëreni të ftohet e më pas priheni byrekun në copa dhe shijojeni të ngrohtë.