Salca beshamelFeatured

Category: 
Salca

Salca beshamel është një salcë që gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën italiane, franceze, angleze dhe jo vetëm. Kjo salcë e bardhë është e njohur kudo.

Thuhet që salca beshamel merr emrin nga shpikësi i saj qe quhej Louis de Béchameil , markez i Nointel, chef ne hotelin e Louis XV në Francë. Nga fundi i shekullit të XVIII salca béchameil mori emrin béchamelle.

Super easy
Cheap

Salca beshamel
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Beshamel

  • 1 liter qumesht
  • 100 gr gjalpe
  • 100 gr miell
  • pak kripe
  • pak arre moskat

Salca beshamel Directions

  1. Fillojmë përgatitjen e beshamelës duke vënë në një tenxhere gjalpin, e vëmë në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, më pas hedhim miellin me sitë, e trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos krijohen kokërrza. E lëmë në zjarr derisa mielli të marrë një ngjyrë lajthie të hapur.
  2. Pastaj e heqim nga zjarri dhe i hedhim qumështin e vakët, e trazojmë fort dhe e vëmë përsëri tenxheren në zjarr të ulët. Duhet të kemi kujdes që mos të ngjitet ne fund, duhet ta trazojmë shpesh. E lëmë në zjarr përreth 15-20 minuta, derisa të shohim që salca është trashur.
  3. Salca beshamel është gati dhe mund ta përdorim për të gjitha recetat tona.
  4. Ju befte mire !

Top