Sallate mikse me domate te vogla Featured

Category: 
Sallata

Sallate mikse është një pjatë ideale për të shoqëruar pjatanca të ndryshme mishi apo peshku. Kjo pjatë e thjeshtë mund të përdoret edhe si antipastë, për të hapur oreksin. Ne kemi dhënë këta përbërës për sallatën, por ju fare mund të shtoni perime të tjera sipas fantazisë dhe dëshirës tuaj.

Super easy
Cheap

Sallate mikse me domate te vogla
Preparation time

Ingredients

For 4 Person(s)

Sallate

  • 400 gr sallate mikse (marule,radhiqe ,etj.)
  • 200 gr domate te vogla
  • 1 karote
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • pak leng limoni
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak uthull aromatike

Sallate mikse me domate te vogla Directions

  1. Fillojmë duke pastruar e larë mirë sallatat. I lemë të kullohen. Lajmë dhe qërojmë karrotën. Lajmë edhe domatet.
  2. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një vazo hedhim vajin e ullirit, pak kripë, pak piper, pak lëng limoni, pak uthull balsamike dhe e mbyllim me kapak vazon. I përziejmë fort që të krijohet një salcë homogjene.
  3. Në një enë të madhe hedhim sallatat e prera në copa nëse gjethet e tyre janë të mëdha. Me grirësen e patateve sipër grijmë karrotën fije fije. Më pas vendosim edhe domatet.
  4. Në momentin që do e servirim shtojmë salcën e përgatitur. E trazojmë mirë sallatën, në mënyrë që të marrë gjithë salcën dhe e shërbejmë.
  5. Ju bëftë mirë!

Top