Makarona Spaghetti CarbonaraFeatured

Category: 
Pjata e pare
Super easy
Cheap

Makarona Spaghetti Carbonara

Ingredients

For 2 Person(s)

Spaghetti

  • 160 gr makarona spaghetti
  • 2 veze
  • 1 e verdhe veze
  • 100 gr djathe i grire parmigiano
  • 80 gr pancete (ose bacon )
  • pak kripe
  • pak piper

Makarona Spaghetti Carbonara Directions

  1. Vëmë një tenxhere me ujë në zjarr. Sapo të filloj vlimi i hedhim kripë mjaftueshëm. Pas pak hedhim dhe makaronat dhe i lemë të ziejnë. Për këtë pjatë mund të përdorni dhe lloje të tjerë makaronash të gjata. Mund dhe ti provoni me noodles, nga e cila ka origjinën kjo recetë. Për zierjen e makaronave lexoni etiketën por pak a shumë për 5 minuta vlim janë nëse mjaftueshëm, por varet nga personi.
  2. Ndërkohë që makaronat vlojnë, presim pançetën në kubete te vegjël (pancetta, guanciale italisht ose përdorni bacon) dhe e hedhim ne tigan të shkrihet dhjami dhe te marrin një skuqje. Nëse nuk ka shumë pjesë dhjami, shtoni pak fare vaj.
  3. Marrim një enë qelqi dhe hedhim dy vezët dhe të verdhen dhe i trazojmë me pirun sa ti thyejmë përmbajtjen. Më pas shtojmë djathin e grirë dhe e trazojmë sërish me pirun. Nëse masa është shumë e dendur, shtoni pak ujë nga ai ku po zihen makaronat.
  4. Ndërkohë, makaronat janë zierë, i kullojmë dhe i hedhim tek tigani me pançetë. I përziejmë mirë.
  5. Tani mund të veproni si të dëshironi, o të hidhni vezët me djathin tek makaronat, por sigurohuni qe ti hiqni nga zjarri, ose te hidhni makaronat dhe pançetënë enën që gjenden vezët.
  6. I përzieni mirë. Nëse në fundin e makaronave është e ujshme, shtoni pak djathë. Kjo shërbehet si pjatë e parë dhe kur e shërbejmë hedhim pak piper sipër. Rekomandohet të konsumohet sapo gatuhet.
  7. Ju bëftë mirë !

Top