Ëmbëlsirë krokante me susamFeatured

Category: 
Embelsira

Kjo embelsire me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.Mjaftojnë dy përbërës dhe disa minuta kohë dhe do të kemi gati krokanten.

Super easy
Cheap

Ëmbëlsirë krokante me susam
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Embelsire krokante me susam

  • 200 gr fara susami
  • 200 gr sheqer i zi

Ëmbëlsirë krokante me susam Directions

  1. Në një tenxhere me fund të trashë hedhim sheqerin dhe e shkrijmë ngadalë në zjarr të ulët.
  2. Kur sheqeri ka shkrirë dhe është bërë si shurup hedhim në të me kujdes susamin. I trazojmë ngadalë dhe i lemë në zjarr të ulët përreth 10 minuta.
  3. Masën e përgatitur e hedhim mbi një letër kuzhine, vendosim edhe sipër saj një tjetër letër kuzhine dhe me ndihmën e një okllahi/peci e hapim masën (me kujdes se mos digjemi) si petë me një trashësi rreth 3 mm.
  4. Më pas heqim letrën sipër dhe me majën e një thike e presim në copa në formë drejtkëndëshi, por pa i lëvizur nga letra. I lemë të ftohen komplet dhe më pas i marrim dhe i shërbejmë.
  5. Ëmbëlsirën krokante me susam mund ta ruajmë për disa ditë në një kuti të mbyllur me kapak.
  6. Ju bëftë mirë !

Top