Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë një valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzier mirë. Pasi masa te filloi të shkëputet nga bordi e heqim dhe e lëmë të ftohet. Me pas me ndihmën e një roboti kuzhine bashkojmë vezët me brumin. Nëse e përzieni me dorë, mund ti hidhni vezët një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe me pas i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta përafërsisht.
Ndërkohë përgatisim sherbetin.
Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr.
Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin. Tavën e mbulojmë me një letër alumini.
Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund ti shërbejmë.
Ju bëftë mirë!