Kur krijuam kete rece me midhje te skuqura ne nje krem me birre, disa ishin skeptike. Por ne fund te gjithve u pelqyen. Nje pjate e vecante, qe i vendose ne pah te gjithe shijen e midhjes.
Midhjet kullohen dhe u hidhet kripë e piper. Përgatitet një mase i hollë për skuqje me miell, vezë, birrë dhe pak ujë. Masa (pastela) duhet të ketë trashësi të tillë që kur të zhytet në të maja e lugës të vishet me një shtresë të hollë.
Vihet tigani me vaj në zjarr dhe kur të nxehet, futen midhjet e kaluara në miell e pastaj në Pastel. Skuqen 3-5 minuta. Kullohen mirë nga yndyra.
Vihen në pjatancë dhe u hidhet përsipër majdanoz i grirë hollë.