Ndërkohë që presim brumin të vijë, marrim mocarelën dhe e presim në copa, presim gjithashtu në copa domatet dhe salçiçet. Pasi kemi përgatitur brumin, marrim një tavë të madhe dhe e lyejme me pak vaj ulliri, ( mund ta bëjmë ëdhe në dy tava nëse dëshirojmë).
Hapim me dorë me kujdes brumin e përgatitur. Duhet ta mbulojmë gjithë tavën. Më pas me majat e gishtave e shtypim brumin me kujdes. I hedhim sipër copat e domates. I hapim mirë mbi brumin. Pastaj i hedhim pak kripë, rigon dhe gjethet e borzilokut. E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 10 minuta.
Më pas e heqim tavën nga furri dhe i hedhim sipër copat e salçiçes, mocarelën dhe pak vaj ulliri. E vendosim përsëri tavën në furrë derisa të shohim që pica është pjekur. Pasi e nxjerrim nga furra, presim picën në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Ju befte mire !