Sasinë e bagetës që do të përdorni, do ta vendosni ne varesi te konsumit. Nëse nuk keni bageta të vogla, përdorni një të madhe të cilën mund ta ndani në pjesë. Në secilën pjesë, krijoni me thikë hapësira të vogla dhe mbushini me feta domateje, mocarel dhe sallam. Shtoni gjithashtu erëza dhe përpara se ta fusni në furrë, pak vaj ulliri. Në furrë kërkon vetëm kohën që i duhet djathit të shkrijë.