Rrolladë me mish dhe spinaqFeatured

Category: 
Antipasta

Receta është shumë ushqyese dhe aplikohet shumë nëpër gjithë vendet e botës, e sidomos për njerëzit të cilët parapëlqejnë mishin dhe spinaqin. Këto shije kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën. 

Easy
Cheap

Rrolladë me mish dhe spinaq

Ingredients

For 4 Person(s)

Rollade

  • 300 gr mish i kuq
  • 200 gr spinaq
  • 2 veze
  • 150 gr djath kackavall
  • 0.5 qepe
  • 50 gr margarine
  • kripe
  • piper
  • origano

Rrolladë me mish dhe spinaq Directions

  1. Mishi i kuq duhet të jetë në formë të fileve dhe shumë i hollë për nga trashësia.Rrihet me çekan të kuzhinës dhe kriposet pak me kripë dhe piper.
  2. Spinaqi pastrohet me ujë dhe grimcohet shumë imët.½ e qepës coptohet dhe vendoset në një enë me 50 gr margarinë.
  3. Fërgohet qepa mirë dhe në të vendoset spinaqi i grimcuar, në këtë masë shtojmë edhe një gotë të vogël me ujë dhe 2 vezë në mënyrë që të zbutet spinaqi dhe të krijohet një masë e njëtrajtshme.
  4. Pasi të kavërdiset spinaqi në mishin e petëzuar hedhim mbi të masën nga spinaqi në formë të shtrirë.
  5. Mbi të hedhim djathin e prerë nëpër të gjithë pjësen e mishit dhe spinaqit.Veprojmë kështu derisa ta përfundojmë të gjithë masën.
  6. Mishi bashkë me spinaqin rrotullohet në fomë të rolesë dhe vendoset në një enë të rrafshët me 1 gotë ujë dhe e gjithe kjo vendoset në furrë.
  7. Nëse mishi nuk qëndron në formë të rolesë lidheni me penjë të kuzhinës.Në furrë ushqimi qëndron për 30 -40 min në tem 200 gradë.
  8. Mos e rrisni temperaturën pasi mund ta thani mishin sepse është i hollë.
  9. Kur nxirret nga furra prijeni në pjesë të holla dhe servireni në pjatë.
  10. Ju bëftë mirë!

Top