Sallatë me oktapod dhe patateFeatured

Category: 
Sallata
Easy
Fairly cheap

Sallatë me oktapod dhe patate

Ingredients

For 4 Person(s)

Sallate

  • 500 gr oktapod
  • 1 presh
  • 20 kokrra kaperi
  • 1 dege selino
  • 2 patate
  • 2 speca te embel
  • 1 karrote
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Sallatë me oktapod dhe patate Directions

  1.  Në një enë me ujë të valuar fusni tre herë oktapodin me ndihmën e një piruni e pastaj vendoseni në ujë të ngrohtë me karotën, selinon e kripën për të filluar zierjen nga e para.
  2. Mbulojeni dhe vijoni zierjen në zjarr të ulët për 1 orë. Lëreni të ftohet pa i hequr kapakun dhe më pas priteni në copa. Zieni patatet dhe pritini në kubikë.
  3. Kaurdisni specat dhe preshin e prerë në rrathë me pak vaj ulliri dhe në fund shtoni oktapodin, patatet dhe kaperit. Vazhdoni kaurdisjen edhe për pak minuta. Rregulloni me kripë dhe shërbejeni të ngrohtë.
  4. Ju befte mire !

Top