Për të përgatitur recetën në fillim do të përziejmë vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e shkrifët. Pasi e kemi zier qumështin dhe është në gjendje të vakët e përziejmë me vezët dhe sheqerin që kemi bërë gati në enën e mëparshme.
I hedhim në tepsi dhe e vendosim në temperaturën 200 gr celcius. Në kohën që e vendosim në furrë duhet ta mbulojmë me letër alumini dhe ta kontrollojmë vazhdimisht derisa të krijojë një skuqje të lehtë në sipërfaqe të saj. Qumështori shërbehet i ftohtë ku dhe ne mund ta presim sipas dëshirës.