Fileto levreku me kungulleshka dhe miell misri Featured

Category: 
Pjata e dytë
Easy
Fairly cheap

Fileto levreku me kungulleshka dhe miell misri

Ingredients

For 4 Person(s)

Fileto levreku

  • 1 levrek 350 gr
  • 400 gr kungulleshka
  • 200 gr domate
  • 400 gr miser
  • 3 thelpinj hudhre
  • 0.5 gote vere e bardhe
  • 5 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Fileto levreku me kungulleshka dhe miell misri Directions

  1. Pasi e pastrojmë levrekun, e shfiletojmë. I heqim lëkurën, e presim në kubikë të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Presim kungulleshkat sipas dëshirës, domatet në kubikë, majdanozin e grijmë hollë dhe të gjitha i lëmë mënjanë.
  2. Në një tigan, nxehim vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës derisa të zverdhen, i heqim dhe po aty  shtojmë kungulleshkat e prera. I skuqim në zjarr të fortë dhe shtojmë domatet e prera. I përziejmë herë pas here dhe i lëmë deri sa të krijojnë një masë homogjene. Shtojmë copat e levrekut dhe pas dy-tre minutash i shuajmë me verë të bardhë.
  3. Shtojmë kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin e misrit. Kullojmë misrin nga kutitë dhe e shpëlajmë, e hedhim në mikser së bashku me një lugë vaj ulliri, kripë e piper dhe e miksojmë që të mos ketë copa të pa grira. Të gjithën e kullojmë në një sitë dhe e kemi gati.
  4. Vendosim kremin e misrit si shtrat dhe sipër tij përgatitjen e perimeve dhe levrekut. E zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.
  5. Ju befte mire !

Top