Skuqni pak miellin e misrit në gjalp dhe shtoni ujin me ngadalë duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që të tretet njëtrajtësisht. Pasi të ziejë e të trashet, hidheni në një formë në mënyrë që të ngrije. Priteni në kubikë dhe e keni gati për të përgatitur shishqebapet. Prisni salçiçet në copa dhe vini një kubikë , një salçiçe. Nëse doni shtoni sipër dhe djathë dhe futini për pesë minuta në furrë.