Per te realizuar Kavateli me kungull dhe pancete fillojme te pergatisim kungullin. I pastrojme, i heqim farat, e qerojme dhe e presim ne feta. Me pas ne kubike rreth 1 cm.
Marrim nje tepsi e veshim me leter furre dhe vendosim ne te kubiket e kungullit. I shtojme vaj ulliri, kripe dhe piper dhe i aromatizojme me disa dege dafine.
I pjekim ne furre statike te ngrohur me perpara, per 20 minuta ne 200 grade (ne furre te ventiluar ne 180 grade per 15 minuta)
Kur kungulli te jete zbutur, e heqim nga furra dhe e lem menjane.
Nderkohe merremi me Kavatelit: Vendosim ne zjarre nje tenxhere me uje, e cojme ne zjerje, e kriposim dhe shtojme kavatelit. Mjaftojne 7-8 minuta per te zjere kavatelit, nese jane te fresketa, nese kemi perdorur makarona te paketuara, atehere duhet te zgjasim me disa minuta, minutat e gatimit.
Nderkaq qe pasta gatuhet, ne nje tigane te gjere, vendosim nje fije vaj ulliri dhe ne te hedhim kubiket e pancetes.
I kaverdisim per disa minuta, deri sa te behen roze. Me pas shtojme kubiket e kungujve, qe i poqem ne furre. Sapo te jene zjere makaronat i shtojme tek kungujt dhe pancetes. Te gjitha i kaverdisim per disa minuta.
Duhet ti servirim te ngrohta.