Grijme qepen dhe e hedhim ne tigan bashke me domaten e kaluar ne rende me 5 luge vaj ulliri(mund te shtoni edhe nje luge gjalpe sipas deshires).
Pasi jane zverdhur qepa , eshte thare edhe lengu i domates hedhim specat , kungujt,patellxhanet,karrotat ; te tera perimet pasi i kemi renduar apo prere ne kubike.
I japim nje faqe duke i perzier shpesh ne menyre qe te mos ngjisin ne tigan apo te digjen dhe me pas i shuajme me veren e bardhe.
Hedhim 2 gota oriz kokerrgjate dhe vazhdojme e kaurdisim orizin me perimet ne tigan.
Pasi ka marre nje faqe edhe orizi i hedhim sipas masave (1/2 oriz/uje) 4 gota uje te nxehte(apo leng mishi te nxehte) hedhim edhe bizelet , kripe dhe piper sipas deshires dhe i veme kapakun.
Pasi shteron eshte gati per t’u servirur. Ju befte mire!