Përgatitja: Pasi i pastrojmë dhe lajmë me ujë të rrjedhshëm, copëtojmë sallatën dhe rukolat dhe i hedhim në një tas. Mbi to shtojmë pjepër të prerë në trekëndorë, qepë të prera hollë dhe proshutë krudo të copëtuar. Në fund, i spërkasim të gjitha me kripë, uthull balsamike dhe vaj ulliri dhe e rregullojmë në pjatë sipas dëshirës.