Ne nje tigan, vendosim gjalpin dhe e lem te shkrije, hedhim kerpudhat dhe i lem te gatuhen per 5 minuta. Shtojme kripen dhe piperin.
Shtojme Konjak, e lem te zjeje deri sa te reduktoje per gjysem masen e saj.
Shtojme 2 luget e gjelles me pana dhe e lem ne zjarr mesatare per 5 minuta.
Pasi kane kaluar 5 minuta e heqim menjane dhe fillojme me rizoton.
Hedhim vajin ne nje tigan te madh gatimi, shtojme qepen e grire holle dhe hurdhrat. i lem te gatuhen per 1-2 minuta, deri sa te shikojme qe jane zbutur, por nuk jane bere kafe. Ne kete moment shtojme orizin dhe e perzjejme me nje luge druri deri sa te shikojme qe te gjitha kokrrat e oriz jane bere te bardha, kohe qe nuk zgjat me shume se 1 minute.
Fillojme dhe hedhim ujin/lengun e zarzavateve pak e nga pak. Nese kemi uje atehere koncentratin e hedhim direkte ne oriz ne momentin qe shtojme ujin.
Ne varesi te fuqise se sobes zjerja e orizit nuk zgjat me shume se 18-20 minuta (ne menyre qe ai te jete al dente)
Pasi kane kaluar 18 minuta, bashkojme salcen e kerpudhave qe kemi pergatitur me perpara dhe gjalpin qe na ka mbetur. Ne kete menyre, duke e shtuar gjalpin ne fund behet me mire lidhja e salces me orizin.
Te mos harrojme edhe majdanozin, duke ruajtur disa gjethe per dekorin e pjates!