Burani me spinaq e veze Featured

Category: 
Pjata e pare

Buranija me spinaq e veze eshte nje pjate e shijshme dhe me siguri e pasur me vitamina. Duke i hedhur siper edhe vezen , mund ta sherbejme si pjate te vetme. Nje recete e thjeshte , por qe te kenaq me shijen e saj. 

Super easy
Cheap

Burani me spinaq e veze
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Burani me spinaq e veze

  • 1 kg spinaq i fresket
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 5 qepe te njoma
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak koperr ose nenexhik
  • 5 veze
  • 4 luge vaj ulliri

Burani me spinaq e veze Directions

  1. Si fillim lajme mire ne uje te rrjedhshem spinaqin . Pastrojme gjithashtu edhe qepet. Ne nje tenxhere te gjere hedhim vaj ulliri dhe grijme ne te qepet . I kaverdisim per disa minuta e me pas shtojme orizin . I trazojme mire . I shtojme uje dhe e leme te zieje .
  2. Kur orizi eshte gjysme i zier shtojme spinaqin . Shtojme pak kripe, pak piper dhe pak uje nese ka nevoje . Mbulojme tenxheren me kapak duke e lene te zieje ngadale derisa te jete shteruar uji dhe orizi te jete zier. Kur gjella eshte gati shtojme pak nenexhik ose koperr te grire , e trazojme ngadale dhe fikim zjarrin . Shtojme ne fund vezet duke i thyer siper dhe e mbulojme tenxheren me kapak .
  3. E leme keshtu te mbuluar ne menyre qe vezet te piqen me nxehtesine e gjelles. Sherbejme gjellen te ngrohte duke e servirur cdo personi edhe nga nje veze ne pjate. 
  4. Ju befte mire !

Top