Në një enë hedhim gjalpin e bute së bashku me sheqerin. Me rrahësin elektrik ose me rrahëse te thjeshte i përziejmë së bashku. Shtojmë vezët një e nga një duke trazuar.
Në hapin tjetër, shtojmë miellin e situr mirë. Shtojmë edhe vaniljen dhe pak rum ( nëse ju pëlqen) dhe në fund arrën e kokosit.
Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer paraprakisht me gjalpë për të evituar ngjitjen.
Ëmbëlsirën e fusim në furrë të nxehte paraprakisht në 180 gradë C. Pjekja duhet të zgjasë rreth 30-35 minuta (në varësi të furrës).
Pas pjekjes ëmbëlsirën kek e lemë të ftohet dhe më pas i hedhim siper arre kokosi te grire. Ndajmë kekun në copa në formë kubi dhe e shërbejmë.