Vendosim ne tenxhere me presion Pllaqite per 10 min ne uje te ftohte(ketu hidhet nje luge e vogel sode buke).
Pas 10 min derdhim ujin fillestar dhe i shplajme me uje te vaket. Rimbushim tenxheren me presion me uje te vluar, shtojme pllaqite e shplara tashme.
Hidhet nje kub MAGI/KNOR (e mira do ishte te kishim leng kockash vici).Pasi ka zier per 20 min ne presion i heqim dhe i shtrojme ne tave. Nderkohe qe pllaqite ziejne, ju do prisni holle qepet e njoma e do skuqen ne vaj ulliri.
Shtojme hudhren e grire gjate skuqjes se qepes,kollaundrisim vashdimisht pasi qepa e njome ze fund shpejt.Shtojme domaten e grire dhe nje luge gjelle salce.
Shtojme 2 luge te vogla Veget. Shtojme kopren dhe majdanozin. Duke i kollaundrisur vazhdimisht ne tigan, tani eshte krijuar nje mase e cila do hidhet ne tepsi e perzihet me pllaqite.
NUK duhet ta derdhni te tere lengun e pllaqive sepse tava duhet te jete e mbuluar me ate lenge i cili do beje mpiksjen gjate pjekjes ne furre.
Nqs furra gradohet ne maximum per 15 min Tava do jete e gatshme per tu servirur.