Receta per makarona te fresketaFeatured

Category: 
Brumëra

Makaronat e freskëta të përgatitura në shtëpi janë shumë të shijshme. Kjo është një nga ato recetat bazë për përgatitjen e llojeve të ndryshme të makaronave si ravioli, tortelli, spaghetti, tagliatelle, lazanjë, etj.

Të bësh pastën e freskët në shtëpi nuk është shumë e lodhshme, por në  kohët e sotme për shkak të kohës së paktë dhe impenjimeve të shumta, gratë nuk  e marrin mundimin. Duhet thënë që ia vlen vërtetë mundimi të përgatisësh një pjatë makarona të freskëta e të kënaqesh familjen dhe miqtë.

Easy
Cheap

Receta per makarona te fresketa
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Makarona te fresketa

  • 300 gr miell
  • 3 veze
  • 0.5 luge kafeje kripe

Receta per makarona te fresketa Directions

  1. Sitim mirë miellin dhe e hedhim në tavolinën e punës duke e grumbulluar mirë. Bëjmë  një rreth me miellin ku në mes thyejmë vezët një e nga një, ( vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti).  Shtojmë sipër edh pak kripë. Me një pirua fillojmë të rrahim vezët me kujdes dhe duke marrë pak nga pak miell nga anët. Më pas fillojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë. 
  2. Nëse  e shikoni që brumi është shumë I fortë mund të shtoni një lugë ujë të vakët dhe vazhdoni të ngjisheni brumin. Duhet të shohim qe masa të jetë homogjene. Nëse ju keni në shtëpi një makineri elektrike (planetaria) mund ta bëni brumin me të pa u lodhur shumë.Mbështjellim brumin e zënë me një qese kuzhine dhe e vendosim të pushojë në një vend të freskët ose në frigorifer. Duhet ta lëmë kështu përreth 1 orë.
  3. Pasi ka pushuar brumi, e marrim dhe do të shohim që është më i butë dhe më elastik. Në dërrasën e punës hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin në fillim me dorë e më pas me okllahi (pec).Fillojmë të bëjmë petën deri në trashësinë që duam e që zakonisht duhet të jetë rreth 0,5 mm. Nëse keni një makineri për hapjen e pastës aq më mirë, kështu nuk lodheni e kurseni edhe kohën.
  4. Pasi kemi hapur petën mund të bëjmë llojet e makaronave që dëshirojmë. marrim petën dhe e mbledhim rrotull dhe e presim në formën që dëshirojmë: 5-7 mm për tagliatelle, 2-3 mm për tagliolini, 1,5-2 cm.
  5. Nëse punojmë më makinerinë e pastës mund ta presim direkt atje llojin e pastës që dëshirojmë.Per lazanja presim drejtkëndësh rreth 20×14 cm ose madhësinë që ka tava juaj. Me copëzat e pastës që mbeten mund të bëjmë një supë të shijshme.
  6.  Ju befte mire !

Top