Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.
Në një enë qelqi fillojmë të rrahim vezët dhe me pas shtojmë sheqerin. I rrahim për disa minuta se bashku. Me pas bashkojmë sodën me miellin dhe e shtojmë ngadalë duke situr në masën e vezëve . Ndërkohe qe përbërja trashet shtojmë pak nga pak qumështin. Dhe kështu me radhe e alternojmë me miellin. E trazojmë masën e krijuar me anë të një luge druri. Masa duhet te jete homogjene por jo e ngurtë.
Lyejmë një tave me gjalpë dhe e spërkatim me pak miell. Hedhim masën e përgatitur ne tave dhe e fusim ne furre për pjekje ne temperaturën 180°C për rreth 30-40 minuta.
Pasi të ftohet e presim ne copa dhe shtojmë pak pluhur sheqeri sipër.