Përgatitja e kadaifit
Si fillim përgatisim mbushjen. Marrim arrat dhe i shtypim me një shishe që të copëtohen pak. Në një enë hedhim arrat e shtypura së bashku me kanellën, 2 lugët e sheqerit, galetën, konjakun. I trazojmë mirë që të përzihen të gjithë përbërësit.
Marrim kadaifin dhe e hapim në fije. E hapim pjesë pjesë. Marrim disa fije, i drejtojmë mirë dhe i hedhim një lugë mbushje. Fillojmë ta bëjmë rolè kadaifin. E vendosim rolenë e përgatitur në tavë. Në këtë mënyrë vazhdojmë derisa të mbarojmë gjithë kadaifin. Pasi i kemi mbaruar i hedhim sipër gjalpin e shkrirë.
Vendosim tavën me kadaif në furrë të nxehtë 100°C përreth 1 orë e më pas 150°C përreth 10 minuta derisa të marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. E lemë të ftohet komplet.
Përgatitja e sherbetit
Ndërkohë që kadaifi ftohet përgatisim sherbetin.
Marrim një tenxhere dhe hedhim ujin, e ziejmë dhe më pas hedhim sheqerin, kadaifin, aromën e vaniljes dhe lëngun e limonit. I trazojmë mirë dhe elemë të ziejë për 5 minuta. Më pas e lemë të ftohet deri në 80°C e më pas e hedhim me kujdes mbi kadaifin e ftohtë.
E lemë të ftohet komplet derisa të sherbetoset mirë kadaifi e më pas e shërbejmë. I hedhim në pjatë dhe e shoqërojmë me një verë të gazuar e bardhë.
Ju bëftë mirë!