Për të përgatitur mbushjen si fillim do të skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, i lajmë dhe në qofte se janë të mëdhenj ndahen për gjysmë. I heqim mesin dhe mbushen me masën e përgatitur më lart.
Më pas kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.