Per te realizuar Penet me Kerpudha dhe Gorgonzola, fillojme duke pastruar mire kerpudhat e fresketa.
I zjejme per 20 minuta ne uje te bollshem. me pas i kalojme ne nje tigane me pak vaj ulliri per 3-4 minuta ne zjarre te shpejte.
Marrim djathin dhe e presim ne kubike te vegjel.
Vendosim 250 gr gorgonzola ne nje tigan dhe i shtojme qumeshtin.
Shkrijme djathin me zjarre te moderuar dhe i perzjejme me nje rrahese dore,
Deri sa te perfitojme nje krem uniforme.
I heqim nga zjarri dhe e lem menjane.
Nderkohe vendosim per te zjerre makaronat ne uje te bollshem dhe me kripe, aq sa tregohet ne paketim.
Pasi makaronat kane zjerre i heqim dhe i hedhim menjehere tek tigani ku jane kerpudhat, shtojme kremin e gorgonxoles dhe i perzjejme me luge ne menyre qe masa te shkoje ne menyre uniforme.
Kur te gjithe ingredientet te jene bashkuar, fikim zjarrin dhe shtojme kubiket e mbetur te djathit.
Penet me Kerpudha dhe Gorgonzola jane gati, mund ti shijoni te ngrohta.