Përgatitja e tyre nis me pastrimin e kërpudhave . Nëse ato janë të freskëta, pastohen dhe grihen me fletëza të holla, ndërsa kur i kemi të marinuara vetëm i kullojmë nga lëngu i tyre. Me pas në një tigan hedhim vajin dhe e nxehim, Hedhimkërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë.
Më pas i hedhim kripë, piper dhe sipas dëshirës spec diegës. Pasi zbuten mjaftueshëm i rendisim në një enë qelqi dhe sipër vendosim vezët e ziera të prera në rende. Masës i shtojmë sipër majonezë, djathë kaçkavall të grirë me fleta të holla dhe e vendosim për 5 minuta në furrë.