Marrim mishin ,e pastrojmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Vendoset në tavolinë dhe spërkatet brenda me kripë, piper të zi dhe një gjethe dafinë të copëtuar imët. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë mënjanë për 10–15 minuta.
Hedhim në një enë mishin e grirë me pak kripë e piper, shtojmë ½ e qepës të grirë në rende, vezën dhe galetën. Në mishin e rostos bëjmë një xhep me ndihmën e një thike të mprehtë. Marrim një lugë dhe mbushim xhepin me mbushjen e mishit,duke e ngjeshur pak.
Pastaj hedhim copat e preshit dhe karotën e djathin. E mbështjellim mishin dhe kapim me kruajtëse dhëmbësh. E lyejmë me mustardë e galetë dhe e vendosim në tepsi të thellë.
Hedhim vajin e ullirit dhe e vëmë të piqet për një orë me 180 gradë. Në ½ e pjekjes hedhim verën. Pas kësaj ,e spërkasim dhe e kthejmë vazhdimisht që të marrë ngjyrë të njëtrajtshme.
Ju befte mire !