Nxehim vajin e ullirit në një tenxhere. Hedhim në tenxhere qepët, karrotat dhe selerin.
Skuqim në zjarr të mesëm deri sa të fillojë të marrë ngjyrë të lehtë kafe qepa.
Shtojmë miellin dhe përziejmë për rreth 1 minutë.
Hedhim 2 gota ujë dhe salcën e domates. I japim valë duke përzierë vazhdimisht. Shtojmë mishin, gjethet e dafinës dhe kripë.
Shtojmë ujë deri sa të mbulohet mishi. Gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 2 orë, ose deri sa të zbutet mirë mishi.
Nëse në këtë pikë salca s’është zbutur akoma, e lëmë të vlojë të zbuluar në zjarr të fortë deri sa te arrijmë trashësinë e dëshiruar të salcës. Rregullojmë shijen me kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.